Shqipëria pjesë e urdhrit ekzekutiv nga SHBA/ Avokati Ndreca në Open: Janë forca që qëndrojnë përballë Amerikës

10/06/2021 21:39

Avokati, Plarent Ndrerca i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Open “ ka komentuar vendimin e SHBA-së për përfshirjen e Shqipërisë në urdhrin që parashikon bllokimin e pasurive dhe pezullimin e hyrjes në Shtetet e Bashkuara të personave që kontribuojnë në destabilizimin e Ballkanit Perëndimor.

Sipas avokatit, SHBA-ja thjesht ka zgjeruar vendet, pasi Shqipëria është i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor që nuk ishte pjesë. Ndreca u shpreh se SHBA përfshin vende që janë forca përballë Amerikës.

“Ka bërë një zgjerim territorial duke futur Shqipërinë, të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor që nuk ishin anëtare të BE-së ishin në urdhër. Përbëjnë risqe sa i përket funksionimit të shtetit ligjor. Ka një zgjerim tjetër, pasi ka futur korrupsionin, moszbatimin e akteve, nuk është vetëm për Shqipërinë por edhe për vendet e tjera. Ai ka zgjeruar hapësirat në funksion të politikave të kësaj administrate. Që është një territor të funksionimit të shtetit të së drejtës. Janë forca që janë përballë Amerikës. Politika të caktuara janë të njëjta, por Ballkani Perëndimor është pika më e dobët e Evropës”, tha Ndreca.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA