“Nuk ka të ngopur” me Navalnyn, Rusia i shpall organizatat e tij “ekstremiste”

10/06/2021 12:37

Në atë që shihet si lëvizja më e fundit e Rusisë për t`i mbyllur gojën disidencës dhe për t’i ndaluar kritikëve të Kremlinit që të kandidojnë për në parlament në muajin shtator, një gjykatë e Moskës i shpalli të jashtëligjshme organizatat e themeluara nga lideri rus i opozitës Alexei Navalny duke i emërtuar ato ekstremiste.

Vendimi që hyn në fuqi menjëherë ua ndalon njerëzve të lidhur me Fondacionin Navalny për Luftimin e Korrupsionit dhe rrjetin e tij të gjerë të zyrave rajonale në të gjithë Rusinë që të kandidojnë për poste publike. Shumë prej aleatëve të Navalny-it kishin shpresuar të konkuronin për vendet parlamentare në zgjedhjet e 19 shtatorit.

Përpos kësaj, aktivistët rrezikojnë të përballen me burgun nëse vazhdojnë punën e tyre dhe secilit që mbështet publikisht rrjetin politik të Navalnyt. Ky i fundit vetë përmes rrjeteve sociale bëri të ditur se nuk ka ndërmend të zmbrapset. “Nuk do të shkojmë askund. Do ta kapërcejmë këtë, do të ndryshojmë, do të përmirësohemi. Do të përshtatemi. Nuk do të heqim dorë nga qëllimet dhe idetë tona. Ky është shteti ynë dhe nuk kemi tjetër”, ka shkruar ai.

Emërtimi për ekstremizëm gjithashtu mbart dënime të gjata me burg për aktivistët që kanë punuar me organizatat, si dhe donatorët e tyre, madje edhe për ata që thjesht shpërndanë materialet e këtyre grupeve. Alexei Navalny, armiku politik më i zjarrtë i Presidentit Vladimir Putin, u arrestua në janar kur u kthye nga Gjermania, ku kaloi pesë muaj duke u rikuperuar nga helmimi me një agjent nervor për të cilin ai fajëson Kremlinin – një akuzë që zyrtarët rusë e hedhin poshtë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA