
25/02 13:07
Mbi 2,26 miliardë doza të vaksinave kundër koronavirusit janë dhënë deri tani në të gjithë botën.
Kina kryeson numrin global me mbi 824,86 milionë vaksinime, e ndjekur nga SHBA me 304,75 milionë.
India ka administruar 236,86 milionë vaksina, Brazili 74,81 milionë, Mbretëria e Bashkuar 69,25 milionë, Gjermania 57,89 milionë, Franca 40,84 milionë, Italia 39,89 milionë, Meksika 35,17 milionë dhe Rusia 31,61 milionë.
Turqia renditet e 10-ta në listë me mbi 32,41 milionë doza të dhëna, e ndjekur nga Spanja, Indonezia dhe Kanada.
Shumica e vaksinave kundër COVID-19 administrohen në dy doza, kështu që numri i të vaksinave të dhëna nuk është i njëjtë me numrin e individëve të vaksinuar plotësisht.
Top Channel