Më 15 qershor Kosova dhe Serbia pritet te ulen përballë njëra tjetrës në tryezën e dialogut me ndërmjetësim e Bashkimit Europian, por testin e parë e patën ne Tiranë në një tjetër tryezë, atë të liderëve të Ballkanit Perëndimor ku Albin Kurti dhe Ana Bërnabiq u përplasen për njohjen e Kosovës.
Kurti: Unë theksova që Serbia do të duhej të shkëputej duke u distancuar nga regjimi i Millosheviqit dhe trashëgimia e tij. Njohja e pavarësisë së Kosovës është e vlefshme edhe për vetë Serbinë, që në këtë mënyrë mban veten peng. Kosova e ka shpallur prej 13 vjetësh pavarësinë nga Serbia. Është koha e fundit që Serbia të shpallë pavarësinë nga Kosova.
Mediat serbe raportuan se polemikat mes dy kryeministrave ishin të forta. Bërnabiq e cilësoi provokim qëndrimin e Kurtit, që sipas saj nuk pranoi të nënshkruante deklaratën e përbashkët te liderëve te Ballkanit për faktin se nuk figuronte emri Republika e Kosovës. Albin Kurti fajësoi Serbinë se po pengon nismat rajonale, me kryesorja minishengenit Ballkanit, të cilin preferon ta quaje me emër tjetër.
Kurti: Nuk ka më ‘mini-Shengen’, ka treg të përbashkët rajonal, që do ta ketë takimin e radhës në gjysmën e parë të korrikut. Ajo nismë tashmë është një çështje që trajtohet nga Procesi i Berlinit, me emër tjetër e koordinata të tjera.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në Samitin e Tiranës me liderët e Ballkanit Perëndimor, ka propozuar një Marrëveshje të Evropës Juglindore për Tregti të Lirë (SEFTA) si kornizë të re bashkëpunimi për të ardhmen në Ballkanin Evropian.
Top Channel