Nisma e Minishengenit Ballkanit pritet te drejtohet nga Bashkimi Europian por ne një emër tjetër.
Liderët e 6 shteteve te Ballkanit Perëndimor përfshi edhe Kosovën që më parë nuk pranonte nismën, unifikuan qëndrimet që nisma të jetë pjesë e nismës së Berlinit. Bashkëpunimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor ne kuadër te projekti u bekua nga Brukseli me 30 miliardë euro investime.
Varhely: Por, ky plan nuk ka për të funksionuar në rast se vetë rajoni nuk funksionon si një i tërë, në rast se ne nuk kemi një treg rajonal, nuk ka kuptim ndërtimi i autostradave në rast se të gjithë automjetet e mëdha do të ndalojnë në pika kufitare ndërmjet, pra kufijve, çdo 100 kilometra të themi. Nuk ka kuptim për të punuar më shumë për këto hekurudha në rast se edhe trenat do të hasin vështirësi, ose rrugë të reja tregtie, në rast se do duhet të ketë 6 lloje të ndryshme certifikatash për mallrat ose tatime të ndryshme për këto lloj mallrash.
Pritësi i Tiranës u mundua të bind mendjet skeptike të rajonit.
Rama: Unë personalisht kemi qenë qysh në momentin e parë dhe mbetemi të palëkundur në bindjen tonë se projekti i atij që unë e quaj Shengeni Rajonal, dikush tjetër e quan Minishengen, dikush tjetër mund të mos e thërrasë fare në emër, është një projekt strategjik me përfitime të jashtëzakonshme.
Ballkani Perëndimor është veçuar nga Bashkimi Europian edhe përsa i përket lëvizjes së lirë për shkak të pasaportës së vaksinimit. Liderët e Ballkanit i kërkuan Bashkimit Europian që qytetarët të lëvizin pa pengesa ne Europe
Rama: Kemi mundësinë të mirëpresim miqtë tanë pa masa shtrënguese dhe besoj që edhe komisioneri dhe delegacioni, ndihet mirë që maskat e Brukselit i hoqi në Tiranë. Është BE që e vendos këtë punë se lëvizim në oborrin e tyre, jemi dhe më mirë se ata nga ana shëndetësore, por në oborrin e tyre flasin ata.
Varhely: Shikojmë që ka edhe marrëveshje dypalëshe për njohjen e ndërsjellë të certifikatave të Covid 19. Kështu që me këtë lloj certifikatë të BE-së dhe në të gjithë BE që prej datës 1 korrik , ky proces në fakt do të përshpejtohet.Ndërkohë që ne në BE arrijmë një nivel shumë të lartë të vaksinimit, atëherë dhe rreziqet janë shumë të ulëta sa u përket personave që vijnë dhe udhëtojnë nga vendet tuaja.
Takimi i radhës i vendeve të BE-së është lënë pas një muaji ndërsa Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nënshkruan marrëveshje mbi ngritjen e pikave te përbashkëta te kalimit kufitar.
Top Channel