
Ky kuvend i ”xhevahireve” ka prodhuar edhe sot momente argëtuese. Erion Piciri, deputet i së ashtuquajturës opozitë e re u mundua sot të recitonte një kryevepër të letërsisë botërore poezinë e Robert Frost “The road not taken”.
Interpretimi i poezisë për të bërë analogji me situatën në të cilën ndodhet presidenti Meta shkaktoi të qeshura në sallë. Piciri është bërë dhe herë tjetër protagonist i një episodi të ngjashëm por me të bërtitura për të cilat nëntorin e kaluar u përjashtua nga seanca.
“Ju përjashtoj nga seanca z.Piciri. Është fatkeqësi që vini në Kuvend për të përfaqësuar qytetarët e Republikës së Shqipërisë. Fatkeqësi e madhe, ju përjashtoj nga seanca plenare”.
Me këto fjalë e kishte nxjerrë deputetin nënkryetarja Vasilika Hysi në muajin nëntor.Por se përse qeshën kësaj radhe kolegët më deputetin e ardhur nga lista shumëemërore e PD mund ta ndiqni në video.
Top Channel