SPAK kërkon në Gjykatën e Posaçme konfiskimin e disa prej pasurive të Dritan Dajtit.
Kërkesa është bërë në bazë të Operacionit “Forca e Ligjit” sipas aktit normativ të Ofl, mbasi me herët thonë burimet për gazetaren Anila Hoxha, ishte vendosur sekuestro nga OFL, por ende nuk dihet lista e pasurive që kërkohet konfiskim nga SPAK.
Mësohet se bëhet fjalë për 6 pasuri. Gjykata e Posaçme ka caktuar këtë të mërkurë ora 13:30 për shqyrtimin e kërkesës së SPAK.
OFL i dorëzoi Dajit formularin e vetëdeklarimit të pasurisë në 12 shkurt 2020.
Dritan Dajti është duke vuajtur dënimin, pasi akuzohet se ka kryer veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, “Mbajtja pa leje e armëve luftarake”, “Falsifikimi i dokumenteve”, “Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve” dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”.
13 vite më parë, qetësia e plazhit të Durrësit u prish nga krismat e armëve. Aksioni i policisë për arrestimin e të kërkuarit për vrasje, Dritan Dajti, përfundoi me vrasjen e katër oficerëve të policisë. Oficerët që humbën jetën janë Saimir Duçkollari, Kastriot Feskaj, Altin Dizdari dhe Fatos Xhani.
Top Channel