Sekuestrohen mbi 41 mijë euro në Kakavijë/ Procedohet drejtuesi i kamionit, tentoi ti kalojë drejt Greqisë duke i fshehur në…

09/06/2021 12:09

Një rast i mosdeklarimit të të hollave në kufi është goditur në Kakavijë, ku është proceduar penalisht poseduesi i shumës dhe janë sekuestruar 41.045 euro.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga policia kufitare e Kakavijës në kamionin, me drejtues shtetasin F.S., u gjendën të fshehura në një çantë dore 41 mijë euro të padeklaruara.

Shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërsa drejtuesi i kamionit u procedua penalisht për veprat penale “Mosdeklarimi i të hollave dhe sendeve me vlerë në kufi” dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Njoftimi i plotë i policisë: Kakavijë

Vijojnë kontrollet intensive për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Goditet një rast i mosdeklarimit të të hollave në kufi.

Sekuestrohen 41.045 euro.

Procedohet penalisht poseduesi i shumës monetare.

Shërbimet e Policisë Kufitare në Kakavijë, si rezultat i shtimit të kontrolleve me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, bazuar në analizën e riskut, në dalje të RSH-së, kanë kaluar për kontroll në të detajuar në vijën e dytë, një mjet kamion me drejtues shtetasin F. S., 30 vjeç, banues në Korçë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, shërbimet e Policisë Kufitare dhe shërbimet e FRONTEX-it, në bashkëpunim me shërbimet doganore, gjetën të fshehura në një çantë dore, 41.045 euro, të cilat ky shtetas nuk i kishte deklaruar. Shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve të para të kryera nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Gjirokastër, drejtuesi i kamionit shtetasi F. S. u procedua penalisht për veprat penale “Mosdeklarimi i të hollave dhe sendeve me vlerë në kufi” dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA