Nis votimi për shkarkimin e Presidentit Meta, kush janë deputetët që pritet të votojnë kundër (Emrat)

09/06/2021 12:15

Deputetët nuk kanë humbur kohë dhe kanë nisur votimin e fshehtë për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.

Ndërkohë të tjerë vijojnë të flasin duke gjykuar mbi veprimet e Metës, që janë konsideruar si shkelje të rënda nga Komisioni i Posaçëm Hetimor.

Në seancë janë dy kuti votimi, një prej tyre i përket raportit për shkarkimin e Metës, ndërsa tjetra është për vullnetin e deputetëve për shkarkimin ose jo të Presidentit Ilir Meta. Deri tani, Artur Roshi, Adriatik Alimadhi, Elda Hoti dhe Gjetan Gjetani kanë shprehur publikisht që do të votojnë kundër shkarkimit të kreut të shtetit.

Kundër shkarkimit të Metës është edhe Gjetan Gjetani dhe Korab Lita, ndërsa Ralf Gjoni ka shprehur qëndrim asnjanës, pra vota e tij mund të jetë abstenim.

Në pamje duket  se si deputetët shkojnë me radhë drejt kutive të votimit për të hedhur votën e tyre, ndërsa vijon diskutimi në seancën plenare.

Në këtë përballje finale me Ilir Metën socialistëve u duhen 94 vota të cilat të vetëm nuk i kanë.

Megjithatë nuk pritet ndonjë surprizë por me interes do të shihet, numri total i votave pro shkarkimit, që do të prodhohen nga ky votim. Kujtojmë se Ilir Meta ka shprehur vendosmëri në qëndrimin në presidencë deri në korrik 2022.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA