Deputeti i opozitës, Halit Valtri i ka bërë thirrje të gjithë deputetëve në Kuvend të votojnë pro shkarkimit të Presidentit të Republikës, Ilir Meta, pasi sipas tij do ti shërbejnë brezave të ardhshëm.
Valteri theksoi se Meta, sipas tij, është simbol i korrupsionit në Shqipëri dhe me dënimin e tij do të marrë fund epoka e elefantëve të korrupsionit.
Halit Valteri: E kanë fundin e ndryshëm, të bujshëm ose jo, por e kanë një fund. Ky është thelbi i këtij akti. Kam një problem të madh sot. Sot dua t’i bëj një nder vetes dhe shoqërisë se duhet të mendojmë sot për të.
Kam pasur mundësi të ndryshoj kahjen time, vetëm ditën që mendova se kam mundësi për të imagjinuar. Unë të nesërmen e imagjinoj pa një President që na turpëron, që nuk tundohet as nga ofiqet dhe nga fika e pushtetit.
Ky përveç se është shkelës permanent i ligjit na turpëron para botës. Meta është njeriu simbol i korrupsionit tonë. ka forcën të na nxjerrë ushtarë të Ramës. Meta do të mundohet të na denigrojë përsëri, por ne duhet të rezistojmë.
Të dënosh Metën si njeri dhe frymë nuk mund t’i bësh nder më të madh popullit. Me dënimin e tij mbaron epoka e elefantëve të korrupsionit. Demokracinë e mbron ligji.
Ne nuk kemi vjedhur dhe vrarë, nuk erdhëm nga krimi për të prodhuar krim. Ne nuk do të lejojmë të shkojmë në Europë si qytetarë të korruptuar. Nuk ka asnjë alibi sot se Europa nuk na ka pranuar ne si qytetarë, por Europa paragjykon politikanët e korruptuar. Ka ardhur koha të themi të vërtetën siç është. Sot çdo votë pro në shkarkim të Metës është votë për të ardhmen e brezave tanë.
Top Channel