“Meta ka mbaruar punë!”/ Rama: Keqardhje për mikun tonë të dikurshëm! Sot parlamenti të flasë me votë

09/06/2021 12:35

Kryeministri Edi Rama, duke mos e kursyer ironinë, ka kërkuar që sot Parlamenti të flasë me votë për shkarkimin e Presidentit të Republikës, Ilir Meta dhe të shprehë vullnetin e më shumë se 90% të qytetarëve shqiptarë.

Më tej kreu i qeverisë tha se Ilir Meta ka turpëruar popullin shqiptar në marrëdhënie me SHBA, ndërsa shtoi se ai i ka humbur përfundimisht të gjitha shanset që i janë dhënë për t’u kthyer në binarët e arsyes ligjore.

Rama: Keqardhje për mikun tonë të dikurshëm Ilir, por Meta i sotshëm nuk mund të ketë kurrsesi me statusin e lartë që i ka dhënë Parlamenti. Meta ka tradhtuar misionin e Presidentit, ka turpëruar popullin shqiptar në marrëdhënie me SHBA, ka zhgarravtur fytyrën e Shqipërisë në marrëdhënie me përfaqësuesit e bashkësisë demokratike ndërkombëtare në Shqipëri.

Meta i ka humbur përfundimisht të gjitha shanset që i janë dhënë për t’u kthyer në binarët e arsyes ligjore. Shqipëria nuk mund ta mbajë më në kurriz Ilir Metën, prandaj ky parlament sot do të ushtrojë vullnetin e më shumë se 90% të qytetarëve. Meta ka mbaruar punë dhe fjalët për të si president kanë mbaruar, tani të flasë parlamenti me votë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA