Policia e Vlorës ka proceduar penalisht katër persona për veprën penale “Plagosje e lehtë me dashje”.
Shtetasit V. T., 61 vjeç, K. T., 27 vjeç (babë e bir), V. A., 53 vjeç dhe D. A., 26 vjeç (babë e bir), ditën e djeshme kanë goditur njëri tjetrin me grushte dhe sende të forta për motive të dobëta.
Si pasojë e këtij konflikti ka mbetur i dëmtuar shtetasi V.A., i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
“Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Vlorë proceduan penalisht për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, shtetasit: V. T., 61 vjeç, K. T., 27 vjeç (babë e bir), V. A., 53 vjeç dhe D. A., 26 vjeç (babë e bir), të katërt banues në Vlorë.
Këta shtetas, ditën e djeshme, pas një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur njëri-tjetrin me grushte dhe sende të forta dhe si pasojë është dëmtuar shtetasi V. A., i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel