FOTOT/ Vendimi që ndalon raportimin nga Kuvendi, gazetarët në protestë pak para nisjes së seancës për shkarkimin e Metës

09/06/2021 10:02

Pak para nisjes së seancës plenare ku do të votohet shkarkimi i Presidentit të Republikës, Ilir Meta, gazetarët janë mbledhur në dyert e Kuvendit në shenjë proteste.

Në fotot e siguruara nga Top Channel, shihet që gazetarët kanë vënë disa pankarta në shkallët e Kuvendit ku shkruhet: “Gazetari e lirë, shoqëri e lirë”, “Unë raportoj çfarë shoh jo çfarë më thonë” etj.

Protesta e gazetarëve vjen pas vendimit të rregullores së re nga Byroja e Kuvendit, i cili nuk lejon gazetarët të ndjekin aktivitetet e Kryesisë së Kuvendit nga afër.

Vendimi i miratuar pak ditë më parë edhe nga deputetët parashikon që mediet do e ndjekin aktivitetin e Kuvendit në një zyrë me kompjuterë që transmetohen në kohë reale aktivitetet, por që regjia bëhet nga Kuvendi.

FOTO GALERI
1/25

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA