Shqiptarët dhanë më shumë ryshfete në zyrat e shtetit gjatë vitit 2020. Këtë opinion e konfirmon edhe sondazhi i kryer nga Instituti për Ndërmjetësim dhe Demokraci në Tiranë, që shprehet se ky tregues vjen me rritje nga 2019.

1 në 3 persona sipas përgjigjeve në sondazh u kanë dhënë lekë punonjësve të shtetit për të mbaruar punët e tyre ose si formë shpërblimi për shërbimin e marrë.

Qytetarët shprehen se fenomeni është mjaft i përhapur:

Sipas anketës ryshfetet jepen për të marrë një shërbim që qytetarëve ju takon me ligj. Rreth 87% 2500 personave te anketuar deklaruan se e vlerësojnë korrupsionin i vogël ryshfetet dhe bakshishet si “të përhapur” ose “shumë të përhapur” në një shkallë nga një në katër.

Rreth 84% e të pyeturve vlerësuan se korrupsioni madhor është i gjithëpërhapur ose i përhapur.

Institucioni që ka besimin më të ulët nga qytetarët se do godasë korrupsionin është Policia e Shtetit dhe e ndjekur nga Prokuroria.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA