Yuri Kim

Yuri Kim, Ambasadorja amerikane në Shqipëri, një ditë më parë ka vizituar Pogradecin dhe ka ndarë disa foto me miqtë e saj në ‘Facebook’.

Në një prej fotove ajo shfaqet krahë këngëtares Ermira Babalia. Në postin e saj nuk kanë munguar komentet, ku një komentues shkruan: “Dashuria shqiptaro-kineze është një histori e vjetër”, shkruan komentuesi.

Kim e habitur nga ky koment, e fton atë për një bisedë në zyrën e saj në ambasadë për t’i treguar historinë e vendit të saj.

“Jam e çuditur nga komenti juaj. Ju mirëpres në zyrën time në Ambasadën Amerikane për një bisedë, ku mund t’ju tregoj për historinë krenare të vendit tim si një “Komb i Emigrantëve. Ju lutem më thoni nëse dëshironi të vini për një kafe dhe bisedë. Kjo është një ftesë e sinqertë”, ndërsa ju mund të më thoni pse mendoni se jam “kineze”.

Pas ftesës për një kafe dhe një bisedë në ambasadë, komentuesi e ka konsideruar vetën si njeriun më me fat në Shqipëri.

 “Jam njeriu më me fat në Shqipëri! Askush nuk ka marrë një ftesë publike nga Ambasada Amerikane për një kafe dhe një bisedë të sinqertë! Unë e vlerësoj shumë ftesën tuaj zonjë, ne do të flasim për kulturat tona dhe të tjera. Zoti bekoftë Amerikën.”, shkruan komentuesi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA