Vrasje për gërvishtjen e makinës/ Autori i vrasjes e mbajti inatin për 5 vite, arrestohet menjëherë

08/06/2021 15:03

Një gërvishtje makine 5 vite më parë shkaktoi një seri debatesh e përplasjesh që sot përfunduan me vrasjen e 44 vjecarit Ylber Xhahysa.

Viktima ndodhej në këtë bar kafe në fshatin Gjocaj të Peqinit kur u qëllua për vdekje me katër plumba nga Leonard Bashliu 35 vjeç.

Banorët e zonës janë të tronditur në lidhje me ngjarjen ndërsa i njohin shumë mirë të dy personat.

Megjithatë burimet thonë se pas konfliktit 5 vite më parë mes autorit dhe viktimës ka patur debate. 35 vjecari që kreu vrasjen i tha policisë se viktima e kishte qëlluar me grushta dhe ai kishte ruajtur momentin për t’u hakmarrë.

Sipas Bashliut, ne deklaratën e dhëne ne polici, ai e ka kryer krimin pasi ka qene ne gjendje te renduar psikologjike, sepse babai i tij është i paralizuar ndërsa vëllai ka një sëmundje te vazhdueshme epileptike! Autori u arrestua ne banesën e tij disa minuta pas ngjarjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA