Autorja e dyshuar e grabitjes së 75 mijë eurove në banesën e 63-vjeçarit në Përmet ka rënë në prangat e policisë.
Ndërkohë është shpallur në kërkim një person i identifikuar me inicialet E.P, 30 vjeç, i cili akuzohet si bashkëpunëtor në vjedhje.
“Në vijim të veprimeve hetimore për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur në Përmet, ku një 63-vjeçari i vodhën 75 000 euro në banesën e tij, ngjarje për të cilën u ndalua si autore e dyshuar shtetasja O. Sh. dhe u shpall në kërkim shtetasi P. P., Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet ka lëshuar urdhrin e ndalimit për shtetasin E. P., 30 vjeç, banues në Përmet, për veprën penale “Vjedhja” kryer në bashkëpunim”, njofton policia.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 12 aparate celularë dhe disa fishekë luftarak.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet, për veprime të mëtejshme.
Top Channel