Mutacioni Delta i variantit indian te covid 19 ka alarmuar Britaninë e Madhe por tanimë një rast është identifikuar edhe në Maqedoninë e Veriut
Rasti thuhet se është i importuar por kjo nuk e ul aspak rrezikun për t’u përhapur më tej.
Dhe ajo që e bën akoma më shqetësues është fakti se edhe nuk ka të dhëna nëse vaksinat mbrojnë ndaj këtij varianti .
Shqipëria ka një situatë të mirë epidemiologjike në lidhje me covid por ne jemi të hapur ndaj çdo të huaji që vjen për turizëm pa i detyruar minimalisht të bëjnë një tampon nëse janë të prekur ose jo duke rritur me shume mundësinë e hyrjes së variantit Delta.
Varianti Delta i covidit indian është më infektues se varainti Britanik i cili kur hyri në Shqipëri jo vetëm infektoi shume por tejmbushi spitalet dhe mori shume jetë njerëzish .
“50% më shumë infektues se britaniku i cili ishte 50-100% me infektues se covidi klasik.”
Covid indian nuk ka temperaturë dhe kollë por klinika e tij është tepër serioze për shëndetin publik.
Top Channel