Vasil Fetaj, i cili para dy muajsh është plagosur në punë, nuk ka mundur të marrë një raport, sepse nuk e paguan kompania. Denoncimi ka mbërritur në redaksinë e Top Channel, nga vetë i riu në “Ti raporton”.
Fetaj thotë se pavarësisht faktit që në punë ka qenë i siguruar, e kanë nxjerrë nga spitali për të mos e bërë të madhe.
Por nga ana tjetër ai deklaroi se në një spital në Tiranë e kanë nxjerrë me fraktura, ndërsa nuk ka nguruar që të sjellë edhe foton e grafisë.
“Jam një djalë, jam vrarë në punë ka 2 muaj, kam pësuar dëm të konsiderueshëm shëndetësor dhe s’më jep njeri raport. Kam nevojë për ndihmën tuaj.
Jam vrarë në punë, kam qenë i siguruar dhe më kanë nxjerr nga spitali për mos ta bërë të madhe. Më kanë thënë s’ke gjë kur erdha te spitali në Tiranë më doli e thyer e me fraktura tani më thonë s’të takon raport sepse s’ta paguan firma”, thotë i riu.
Top Channel