Ata që pagujanë gjithë lojrat e pushtetarëve me largimet apo emërimet në administratë janë taksapaguesit. Sipas studimeve në vendin tonë rezulton se për të njëjtin vend pune paguhen dy ose më shumë persona.
“Më dhanë shkresën për largimin me motivacionin për ristrukturim. Ndërkohë po në të njëjtën kohë po në të njëjtën zyrë, me të njëjtën varësi sektorësh erdhi tjetri” u shpreh Gëzim Ngjeci, I larguar nga administrata. “Mua shteti shqiptar me ka paguar 26 paga nga lekët e taksapaguesve shqiptar. Por kjo është më e pakta pasi për të paktën dy vjetë janë paguar dy perona për të njëjtin vend pune” u shpreh Arben Hajdarmataj, I larguar nga administarta.
Le ta shpjegojmë më thjesht se si funksionon skema ku për të njëjtin vend pune paguhen dy ose më shumë persona. Ermira është një specialiste pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve. Ajo ka një eksperiencë prej 10 vitesh në punën e saj. Ka fituar ndërkohë edhe statusin e nëpunësit civil.
Me ndryshimet e drejtuesve të këtij institucioni, Ermirës i lajmërohet largimi nga puna si rezultat i ristrukturimit të institucionit. Në fakt nuk kalon asnjë muaj dhe në vendin e saj ka filluar punë Ana një vajzë e re dhe pa eksperiencë por me kontribut në forumet e x partie.
Ermira hedh institucionin në gjyq dhe sipas vendimit ajo duhet të dëmshpërblehet financiarisht dhe në të njëjtën kohë të rikthehet në punë. Institucioni deklaron se nuk ka hapsirë për të. Kështu ajo vijon të marrë pagën që ka pasur në kohën që është pushuar. Ndërkohë që po për të njëjtin vend pune vijon të marrë pagën edhe Ana, që aktualisht vijon punën pranë drejtorisë së përgjithëshme të tatimeve
Sipas të dhënave të INSTAT, paga mesatare bruto, në tremujorin e parë të 2019, ishte 51.531 lekë. Nëse bëjmë një përllogaritje të thjeshtë rezulton se për të njëjtin vend pune janë paguar mbi 1.2 milionë lekë. Ku vlera prej 618.372 lekë ka shkuar për Ermirën e pushuar pa të drejtë dhe po e njëjta vlerë ka shkuar për punonjësen e re.
“Të dy partitë po e përdorin këtë. Po të shohesh dëmshpërblimet që janë bërë në vitin 2013-2014 do gjeshë te thesari i shtetit emra të njerëzve që kanë mbajtuar forume rinore të partisë x apo y të njëjtën gjë nëse shikon pas një rotacioni në bashki apo në institucionet qëndrore. Nuk mund tju kërkohet takaspaguesev shqipatër të cilët paguajnë mjaftueshëm kontribute si tatim me pagën ti detyrosh që të vazhdojnë të mbajnë me lekë këta parazitë të legjislacionit dhe të procedurave të gabuara dhe partiake shqiptare” u shpreh Arianita Brahaj, Drejtuese e Open Data.
Top Channel