Ky është Gëzim Ngjeci, pjesën më të madhe të jetës së tij ja ka kushtuar detyrës në polici.
Ai gjatë gjithë karrierës nuk ka marrë asnjëherë vërejtje. Por të qenit korrekt në punë nuk ka mjaftur. Atë si shumë të tjerë e zuri lapsi për lirimin nga radhët e policisë.
“Në tetor 2013 vjen një shkresë ku më lironin nga puna dhe ndërprisnin menjëherë marrëdhëniet financiare me mua”, u shpreh Gëzim Gjeci, i larguar nga administrata.
Por në atë periudhë ka pasur edhe situata të tjera ku punonjësit janë detyruar që të japin dorëheqjen. Ky është rasti i Emri Vata i cili pasi u la për një vizitë në një zyrë ku nuk bënte asgjë. Më pas ju kërkua që të ulej në gradë.
“Në vitin 2013 me ndryshimet katastrofike që ndodhën në polici në atë kohë duke hequr të gjithë specialist nga policia dhe duke i zëvendësuar pa meritokraci ndodhi një trasferim ku më dërguan si specialist në akademinë e rendit publik për mësimdhënie. Nga shtatori 2013 deri në maj të 2014 nuk na u dha asnjëllojë pune për tu bërë. Ishte një lojë diskriminimi për tu larguar. Pastaj mu kërkua që të ulesha në gradë me dëshirën time për të qëndruar në punë. Me pretekstin se nuk kishte vend pune në gradën që unë mbaja por realisht ishte e kundërta. Kështu u detyrova të jap dorëheqjen”, u shpreh Emri Vata, i larguar nga administrata.
Top Channel