Kryeministri Edi Rama ndodhet në Sofje të Bullgarësë mbrëmjen e sotme ku u takua me homologun e tij bullgar, Stefan Janev.
Hapja e negociatave të Shqipërisë me BE-në do të realizohet paralelisht me Maqedoninë e Veriut, ndërsa konflikti i kësaj të fundit me Bullgarinë ka krijuar një pengesë edhe për vendin tonë.
Kryeministri bullgar shprehet se kjo është një çështje që duhet të zgjidhet mes dy vendeve dhe nuk ka lidhje me Shqipërinë, ndërsa thekson se nuk është mënyrë e mirë ndërhyrja e të jashtmëve.
Janev vuri theksin edhe në pakicën bullgare në Shqipëri, duke e konsideruar një urë lidhëse mes dy shteteve.
“Ne diskutuam marrëdhëniet dy paleshe midis dy vendeve dhe vlerësimi ynë është e marrëdhëniet po zhvillohen në një fazë shumë të mirë që mund të shërbejë si shembull. Gjatë bisedimeve nuk kemi çështje që janë të agravuara që nevojitet diskutim serioz dhe nevojë për zgjidhje. Marrëdhëniet tona janë në kontekstin në interes të popujve të dy vendeve. Tërhoqëm vëmendjen mbi pakicën kombëtare bullgare në Shqipëri që gëzon një prani të shkëlqyer dhe ura më e mirë midis dy popujve, bashkatdhetarët tanë janë të integruar dhe zhvilluar. Për shtetin bullgar e atë shqiptar eksitojnë mundësi për marrëdhënie më të mira. Nuk kemi diferenca, kemi ngjashmëri në tema, duke folur për respektivën evropiane duhet të përmendim edhe faktin që pozita e Bullgarisë është pengesë edhe për Shqipërinë që të ecë më shpejtë. Shqipëria duhet të mos mendojë që Bullgaria po pengon. Opozita jonë është drejtuar në demonstrimin e deklaratave tona. Ne e mbështesim, por jo opozita e parlamentit bullgar sa i përket Maqedonisë. Kemi çështje të dyanshme për të zgjidhur që zgjidhen vetëm në bazë dypalëshe. Nevoja nga ndërhyrja e jashtme nuk është ide e mirë sepse diskutimi është mes dy vendeve. Duhet të gjendet dialogu konstruktivizmi, të konfirmohet me vepra reale. Kjo opozitë duhet tu shpjegojë mirë, problemet e dyanshme të mos lejojnë në familjen e shteteve evropiane”, tha kryeministri bullgar.
Top Channel