Një 47-vjeçar në Berat është vënë nën prangat e policisë pasi ka kanosur me armë zjarri një shtetas.
Pas një konflikti për motive të dobëta, shtetas V.Ç., 47-vjeç ka kanosur me armë zjarri shtetasin J.C., 27-vjeç.
Policia njofton se po ashtu është proceduar penalisht edhe shtetasi R.C., vëllai i këtij të fundit, pasi dyshohet se ka konsumuar elementë të veprës penale “Moskallëzim krimi”.
Njoftimi i plotë i policisë/ Berat
Kanosi me armë zjarri një shtetas, vihet në pranga 47-vjeçari.
Nga specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi i shtetasit V. Ç., 47 vjeç, banues në Samaticë, Dimal.
Arrestimi i tij u bë pasi, pas një konflikti për motive të dobëta me shtetasin J. C., 27 vjeç, banues në Samaticë, Dimal, e ka kanosur atë duke gjuajtur me armë zjarri në ajër.
Gjithashtu u procedua penalisht shtetasi R. C., 33 vjeç (vëllai i J. C.), pasi dyshohet se ka konsumuar elementë të veprës penale “Moskallëzim krimi”.
Top Channel