![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2025/01/Gjatë-ditës-moti-do-të-jet-i-vranët-dhe-me-shi-629x3581-3_sd-800x450.jpg)
Projekti i Këshillit të Lartë Gjyqësor që parashikon mbylljen e disa gjykatave nëpër rrethe, mes të cilave dhe gjykatën e apelit të Korçës kundërshtohet nga avokatët të cilët e shohin përqendrimin e gjykimit të çështjeve në Tiranë si një regres për sistemin e drejtësisë në vend.
Mungesa e gjyqtareve si pasoje e shkarkimeve te vetingut e ka vendosur jo pak ne vështirësi sistemin duke bere qe ne gjykatën e apelit te Korces te gjykohen vetëm ceshtjet urgjente, ndërsa prej 18 muajsh asnjë çështje civile nuk është gjykuar.
Pavarësisht kësaj problematike për avokatin e eliminimit të kësaj gjykate mendohet se do te shtoje veshtiresite per qytetaret, ndërsa sipas tyre zgjidhje mbetet plotësimi i numrit te gjyqtareve çka ata e kane bere me dije edhe përmes nje peticioni.
Ne Korce janë rreth 300 avokate te cilët perveç mbylljes se Gjykatës se Apelit shohin si shqetësim edhe mundesine e mbylljes se gjykatës administrative te shkalles se pare e sipas tyre për palët që i drejtohen gjyqësorit kjo do te rrezikoje vite te tera pritje.
Top Channel