Fushata për kreun e PD/ Basha përplaset në distancë me kandidatët e tjerë që duan ndryshim të lidershipit

08/06/2021 19:57

Lulzim Basha kërkon një mandat të ri në krye të PD-së, pasi në analizën e tij zgjedhjet u vodhën.

Beteja e tij është e njëjta nga dita ku 8 vite me pare hyri ne zyrën e kryetarit.

25 Prilli është masakër zgjedhore dhe çdo qëndrim tjetër është i papranueshëm, autorët e kësaj masakre s’mund t’i shtrijmë dore por mund ti ofrojnë të vetmen gjë qe meriton, beteje deri ne fund per ta larguar”, tha Basha.

Por, Agron Shehaj është i bindur se kjo beteje nuk fitohet me Lulzim Basha:

Nëse duam të fitojmë zgjedhjet e ardhshme, duhet të ndryshojmë lidershipin. Ne s’mund t’i japim shqiptarëve një kryeministër me pahir, o këtë o rashë dhe vdiqa”.

Kandidatët Edit Harxhi dhe Fatbardh Kadilli ndajnë të njëjtin qëndrim

Ne duhet përfundimisht të pranojmë realitetin, shkojmë të futemi në parlament dhe të bëjme një strategji reale si do e mundim Edi Ramën”, u shpreh Harxhi.

Nuk mund të jetë e pranueshme nga ana morale dhe politike të shpërdërohen të gjitha energjitë politike dhe të qytetarëve në 8 vite dhe të thuash unë dua të rri këtu ku jam”, tha Kadilli.

Fushata e demokratëve ka hyrë në ditët e saj të fundit dhe te dielën anëtaresia pritet t’i drejtohet kutive të votimit për të zgjedhur lidershipin e ri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA