Burri vret gruan me sëpatë/ Librazhd, pas krimit autori vari veten. Më herët bashkëshortja kishte bërë kallëzim në polici

08/06/2021 00:40

Një tjetër krim brenda familjes ka ndodhur në vend. Në fshatin Dragostunjë, Librazhd, Qemal Bici rreth 56 vjeç, ka vrarë me sëpatë bashkëshorten e tij Lumturie Bici, rreth 53 vjeçe në banesën e tyre.

Menjëherë pas aktit të rëndë autori ka varur veten në një pemë. Mësohet se Qemal Bici ka qenë person problematik përsa i përket alkoolit dhe shpenzimit të parave. Madje ka pasur edhe kallëzim në polici nga bashkëshortja e tij, të cilën thuhet se e dhunonte shpesh.

Çifti ka 4 fëmijë: një vajze në Angli, një djalë në Greqi, djalin tjetër në Tiranë dhe një fëmijë më të vogël. Në momentin e krimit fëmijët nuk kanë qenë të pranishëm, por më pas ata kanë shkuar në banesë e kanë gjetur nenën e vrarë dhe më pas babain të varur te pema.

Një natë më parë Shkodra u trondit nga një tjetër krim në familje. Viktima ishte një grua e cila u vra nga i vëllai i saj. Diana Vuka 55 vjeç ishte kthyer nga Gjermania për të parë të vëllanë, person me probleme me alkoolin. Por ai vrau të motrën me armë zjarri.

Top Channel

BIG BROTHER BIG BROTHER - Portokalli - AG SHOW - Bileta