A e mbështesni ndryshimin e kufijve në Ballkan? Si iu përgjigj Rama gazetarit bullgar

08/06/2021 22:33

Gjatë vizitës në Sofje, ku u takua me homologun  bullgar, Stefan Janev, kryeministri Edi Rama është pyetur nga gazetari vendas nëse e mbështeste ndryshimin e kufijve në Ballkan.

Ai është shprehur se Serbia duhet ta kishte njohur kohë më parë Kosovën dhe çdo ditë që kalon është larg veprimit të duhur.

Rama shpreson se përmes dialogut njohja e ndërsjellë do të vijë më herët.

“Duhet ta kishte njohur Kosovën shumë kohë më parë dhe çdo ditë që kalon është një ditë më tepër që vonon atë që është gjëja e duhur që duhet bërë, shpresoj që përmes dialogut njohja e ndërsjellë do të vijë më herët”, tha Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA