28-vjeçari dhunon ish-të dashurën, i kërkon edhe para që të vazhdojnë lidhjen

08/06/2021 11:42

Një 28-vjeçar ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj ish të dashurës.

Në njoftimin për media bëhet e ditur se dyshohet që ky shtetas i ka kërkuar një shumë parash ish të dashurës së tij, në mënyrë që të vazhdonin lidhjen.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K. K., 28 vjeç, pasi në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj ish të dashurës. Gjithashtu dyshohet se ky shtetas i ka kërkuar një shumë parash ish të dashurës së tij, në mënyrë që të vazhdonin lidhjen”, thuhet në njoftim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA