Vrasje pas sherrit për faturën/ Ksamil, qëllohet në derën e shtëpisë pronari i një lokali
07/06/2021 15:08
Në Ksamil u vra me armë zjarri në derën e shtëpisë së tij Gramoz Mema.
Ai është gjetur i pajetë nga e ëma, e cila njoftoi edhe policinë. Viktima kishte një biznes në Ksamil ku prej disa kohësh ishte kthyer pas emigrimit në Britaninë e madhe.
Një ditë më parë viktima kishte patur një konflikt për faturën e një klienti në lokalin e tij.
Për më tepër ndiqni kronikën e përgatitur nga gazetarja Kristina Fidhit.
Top Channel