Ish-drejtuesi i Policisë së Shtetit, Erzen Breçani i ftuar mbrëmjen e sotme në “Open” është shprehur se vrasja mund të ishte parandaluar nëse Adriatik Cama do të lajmëronte policinë, pasi ai e pa Dhurata Saliajn aty dhe e dinte se ajo ishte “Arrest shtëpie”.
“Duhet të them që gruaja ishte në “arrest shtëpie” dhe dihet që atë ditë e theu këtë vendim gjykate në bashkëpunim me të atin. Kemi neglizhencë edhe të avokatit sepse i ka parë personat që ishin pranë lokalit. Ai e dinte se ajo ishte në arrest shtëpie, duhet të njoftonte policinë. Avokati ka neglizhuar njoftimin e policisë dhe është plagosur. Nëse njoftonte policinë do ishte parandaluar ngjarja tragjike. Ai e di se është mbrojtës i ligjit dhe e di kur thyhet një arrest shtëpie”, tha Erzen Breçani.
Top Channel