Gazetarja Anila Hoxha ka dhënë detaje të reja në lidhje me ngjarjen që tronditi gjithë opinionin publik, ku Kudret Saliaj u vra nga vjehrri i tij, Mexhit Picari 30 minuta para seancës gjyqësore, në një lokal afër Gjykatës  së Tiranës.

Sipas Hoxhës, në dëshminë e avokatit theksohet se një ditë më parë, ku duhet të merreshin sendet personale të saj, veshje apo florinj njëri nga të pranishmit nga ana e vajzës ka mbajtur dorën në brez, sikur do të nxirrte një armë të ftohtë apo armë.

Avokati është matur disa herë por se ka marrë në telefon policinë.

“Një ditë më parë që për shkaqe divorci duhet të merrnin rrobat e Dhuratës,  i trembur për shkak të presionit që mos tërhiqeshin sendet personale dhe mos të shkonte asnjë tek shtëpia e tij Kudret Saliaj kishte kërkuar praninë e avokatit Adriatik Cama. E gjithë lufta ishte shpërqendruar tek fëmijët, dy prindër luftojnë për fëmijët e tyre. Dhurata ka kundër vetes një sërë kamerash që tregojnë se bashkë me babanë vëzhgojnë dhe shikojnë, pra kërkojnë dikë, në lokalin ku ishte ulur viktima, Por është edhe diçka tjetër, çfarë donte punonjësja në takim me palët. Pasi kontrollojnë zonën ata kuptojnë që ai ishte në lokal, brenda 11 sekondash pasi ata janë ulur paralele babi zgjat dorën dhe merr në çantën e vajzës pistoletën, prandaj ajo është bashkëpunëtore sot. Ata janë nisur me paramendim, çfarë do të ndodhte nëse ky krim do të ndodhte në një sallë gjykate, të njëjtën viktimë do të kishim por do të kishim një trajtim tjetër. Është një kambanë se si palët të agravuara presin drejtësi. Adriatik Cama pranon se një ditë më parë njëra nga palët shkoi për të tërhequr edhe sende, mes tyre veshje e sende të florinjta, ndërkohë që Cama është kërcënuar, ai tha se unë u mata mirë dhe për punë sekondash donte të telefononte policinë. Lico është kërkuar të ishte i pranishëm atje. Sipas deklaruesit ai ishte ndjerë i kërcënuar, pasi njëri nga ata kishte vendosur dorën në brez dhe dyshohej se mos mbante një armë të ftohtë apo pistoletë”, tha Anila Hoxha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA