Një 34-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Vlorës, pasi në lagjen “24 Maji” është kapur duke shpërndarë lëndë narkotike e dyshuar kokainë.
Në njoftimin për media bëhet e ditur se 34-vjeçarit, banues në Vlorë, gjatë kontrollit fizik iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale doza me lëndë narkotike të dyshuar kokainë.
“Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Vlorë, në vijim të goditjeve kundër aktivitetit kriminal në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, arrestuan në flagrancë shtetasin: M.S., 34 vjeç, banues në lagjen “24 Maji”, Vlorë
Arrestimi i tij u bë pasi në lagjen “24 Maji”, Vlorë, gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale doza me lëndë narkotike të dyshuar kokainë”, njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Top Channel