Shkodra u trondit mbrëmë nga një vrasje e pazakontë.

Vëllai vrau motrën me pistolete me silenciator pas grindjes që besohet se ka nisur për çështje parash.

Fabian Vuka 58 vjec i njohur për probleme me alkoolin ka qenë nën efektin e pijes kur ka qëlluar të motrën, Diana Vuka.

55-vjecarja ishte kthyer nga gjermania dhe qëndronte në shtëpinë e saj në Velipojë nga ku ishte larguar që të premten.

Kishte lajmëruar shoqen e vet se po takonte vëllain, të cilit çdo muaj i dërgonte shuma parash nga emigracioni. E shqetësuar ka qenë pikërisht shoqja që lajmëroi policinë pasi Diana Vuka nuk po i përgjigjej. Me mbërritjen e policisë trupi i viktimës u gjet në dhomën e gjumit.

Sherri mes motër e vëlla ka nisur për një shumë prej 4 mijë eurosh që Diana do jepte për blerje mobiliesh e për të cilat Fabiani nuk ishte dakord, por gjithsesi hetimet do të zbardhin më tej detajet e kësaj ngjarje të rende.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA