“Shqipëria ka arritur imunitetin e tufës”/ Mjeku Dasho flet për shpërdorimin e fondeve nga autoritetet

07/06/2021 12:48

Mjeku Erion Dasho në një lidhje live për emisionin “Breaking” në Top News ka thënë se Shqipëria ka arritur imunitetin e tufës dhe më shumë se 2 milion banorë kanë kaluar me sukses covidin.

Dasho u shpreh se ulja e rasteve nuk ka lidhje me nisjen e procesit të vaksinimit, ndërsa shtoi se në një kohë kur në 24 orët e fundit kemi pasur 5 raste të reja është e pakonceptushme që të bëhen më shumë se 1 mijë teste.

Sipas Dashos në këtë rast kemi të bëjmë me një shpërdorim të fondeve të qytetarëve, që sipas tij patjetër duhet investiguar.

Dasho: Ky është shpërdorim i fondeve se nuk ka nevojë për testim pa indikacion kur nuk ka incidencë të lartë. Nëse ti teston me indikacion me 100 ose 200 teste gjithçka është e mbyllur dhe e menaxhueshme.

Situata që po përjetojmë sot është një situatë më mira në të gjithë botën, shqiptarët sot kanë arritur imunitetin e grupit.

Sot jemi në situatën që si rezultat i kësaj papërgjegjshmërie Shqipëria gjendet në një pozicion më të privilegjuar. Ka arritur imunitetin e grupit.

Ulja e rasteve ka filluar para vaksinimit dhe si rrjedhojë nuk ka lidhje me vaksinimin ulja e rasteve. Kemi vende të tjera që kanë më shumë të vaksinuar se Shqipëria dhe nuk e kanë parandaluar dot shpërndarjen e virusit.

Mbi 2 milion shqiptarë e kanë kaluar tashmë covidin. Ky është një skandal që duhet investiguar. Se u arrit kjo situatë, por me një çmim të lartë jetësh njerëzore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA