Plagoset me thikë një 37-vjeçar në zonën e Astirit në kryeqytet.

Sipas informacioneve të dhëna nga policia shtetasi F.D., është përfshirë në një konflikt për motive të dobëta e më pas është qëlluar me thikë nga persona që janë ende të paidentifikuar.

37-vjeçari është dërguar menjëherë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

“Me datë 07.06.2021, në Astir, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta persona ende të paidentifikuar kanë goditur me një mjet prerës shtetasin F. D., rreth 37 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkaq, policia vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA