Një sherr për arsye banale mes disa personave në Divjakë ka përfunduar në kanosje me armë, por fatmirësisht pa agravuar situata më tej.

Burime nga policia e Divjakës bëjnë me dije se shtetasit P.K., dhe B.K., kanë goditur me grushte shtetasin A.Ç. dhe më pas ky i fundit i ka kanosur ata me armë gjahu.

Të tre këta persona janë vënë në hetim nga policia dhe akuzohen për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje” kryer në bashkëpunim dhe “Kanosja”.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për shtetasit P. K., 34 vjeç dhe B. K., 31 vjeç, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje” kryer në bashkëpunim, dhe për shtetasin A. Ç., 47 vjeç, për veprën penale “Kanosja”. Shtetasit P. K. dhe B. K., në Divjakë, kanë goditur me grushte, për motive të dobëta, shtetasin A. Ç. dhe më pas ky shtetas i ka kanosur me një armë gjahu që e kishte me leje nga organet kompetente, e cila u sekuestrua nga Policia në cilësinë e provës materiale”, thuhet në njoftimin e policisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA