Një 23 vjeçar nga Durrësi, Gert Farruku u vu ne pranga nga policia pasi organizoi një dite me pare një vjedhjeje.

Farruku është menaxheri i një karburanti, por per shkak te borxheve qe kishte, pasi kishte luajtur bixhoz, ka vjedhur karburantin ku ai ishte menaxher, duke inskenuar te gjithë ngjarjen.

Hetimet e policisë, tregojnë se një person i maskuar ka dal nga një makine dhe i ka marre me dhune xhiron ditore te karburantit 23 vjecarit Farruku. Megjithatë gjithçka ka qene e mire organizuar. Gert Farruku paratë i kishte lëne duke luajtur bixhoz ne lokalin e Arsid Haxhise, 22 vjeç, i cili edhe ky u arrestua per veprën penale “Organizimi i lotarive te palejuara”.

Gjithçka ka ndodhur rreth ores 8:30 minuta mëngjesin e se dielës. Burime nga policia, treguan per Top Channel se Gert Farruku ka pasur detyrën që te çonte ne shtëpi punëtorin e karburantit qe ishte turni i natës, por ne momentin qe ai do nisej, nje automjet me targa te huaja vjen me shpejtësi dhe i pret rrugën makinës se Farrukut. Personi i maskuar zbret, nxjerr armen dhe hipën ne makinën e menaxherit te karburantit dhe i merr xhiron ditore te parave dhe me pas largohet.

Gjithçka është zbuluar nga bisedat ne telefon midis Farrukut dhe personit qe ka kryer vjedhjen e organizuar, per te cilin policia po punon per identifikimin e tij. Pjesa tjetër e detajeve te kësaj ngjarjeje te inskenuar, është dhëne nga Gert Farruku. Ky i fundit punonte prej 5 muajsh si menaxher i këtij karburanti dhe prej dy muajsh vidhte shuma te vogla parash per te lare borxhet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA