Psikologia Denada Toçe në Open: Pandemia ka rritur stresin, familjet shqiptare janë pre e fatkeqësisë së veseve

07/06/2021 22:36

Psikologia e njohur Denada Toçe në një lidhje me skype në emisionin “Open” është shprehur se izolimi që solli pandemia ka rritur stresin dhe problemet në familje.

Ajo shprehet se familjet shqiptare janë pre e fatkeqësisë së veseve si alkooli, bixhozi, lëndët narkotike.

Sipas saj, kryesisht kërkesa për divorc është shtuar nga varësia nga alkooli dhe përdorimi i lojërave të fatit.

“Pandemia ka sjellë drejtimin e gjinisë mashkullore drejt alkoolit, drejt stresit, shqetësimit, lëndëve narkotike shikoj që familjet shqiptare janë pre e fatkeqësisë së këtyre veseve, janë shumë burra shqiptarë të përfshirë në varësinë e bixhozit. Kryesisht kërkesa për divorc është shtuar nga varësia nga alkooli dhe përdorimi i lojërave të fatit. Po të shikojmë dinamikën e familjes shqiptare është përdorimi i dhunës verbale. Shumë pranë meje, format e edukimit janë përmes ulërimave, nuk kalojnë as 5 sekonda që kjo është forma më e thjeshtë për t’i thënë fëmijëve pusho. Si do ta trajtojnë ata mikun, shokun, bashkëshorten e tyre më vonë”, tha psikologia.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA