I dënuar më parë për trafik heroine, sekuestrohen pasuritë e Saimir Taullaut në Lushnjë
Tre persona janë proceduar penalisht në Pogradec pasi akuzohen se prenë pyjet në mënyrë të paligjshme.
Gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Bishnicë të Pogradecit, në banesat e këtyre tre shtetasve janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi prej 85 metër sterë dru zjarri, pa dokumentacion përkatës.
Në vijim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve proceduan penalisht tre shtetasit e mësipërm, për veprën penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”, si dhe shtetasin F. M., 53 vjeç, me detyrë inspektor pyjor pranë Bashkisë Pogradec, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, pasi nuk ka informuar për këtë veprimtari të paligjshme që është kryer në zonën pyjore që ky shtetas ka nën kontroll dhe monitorim.
Njoftimi i policisë/ Pogradec
Vijon zbatimi i planit të masave për goditjen e paligjshmërisë në fushën e mbrojtjes së territorit si dhe për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve mjedisore.
Prenë pyjet në mënyrë të paligjshme, procedohen penalisht 3 shtetas.
Procedohet penalisht edhe inspektori pyjor pranë bashkisë Pogradec, për shpërdorim detyre.
Sekuestrohet 85 metër sterë dru zjarri, pa dokumentacion.
Në zbatim të planit të masave për goditjen e paligjshmërisë në fushën e mbrojtjes së territorit dhe krimeve mjedisore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në bazë të informacioneve të grumbulluara, gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Bishnicë, Pogradec, në banesat e shtetasve L. L., 51 vjeç, D. L., 56 vjeç dhe Sh. L., 58 vjeç, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi prej 85 metër sterë dru zjarri, pa dokumentacionin përkatës, të cilën këta shtetas kishin qëllim që ta shisnin.
Në vijim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve proceduan penalisht tre shtetasit e mësipërm, për veprën penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”, si dhe shtetasin F. M., 53 vjeç, me detyrë inspektor pyjor pranë Bashkisë Pogradec, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, pasi nuk ka informuar për këtë veprimtari të paligjshme që është kryer në zonën pyjore që ky shtetas ka nën kontroll dhe monitorim.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprime të mëtejshme.
Top Channel