Pika Kufitare e Kapshticës qëndron e mbyllur deri më 14 qershor, lejohet të hyjnë në Greqi vetëm punëtorët sezonal

07/06/2021 10:41

Autoritetet greke kanë vendosur që të mos hapin pikën kufitare të Kapshticës deri në datën 14 qershor.

Ndërkohë, në drejtim të Greqisë do të lejohet hyrja e shtetasve shqiptarë, me statusin e punëtorit sezonal përgjatë intervalit kohor nga ora 08:00-16:00.

Ata do t’i nënshtrohen një testi të shpejtë COVID-19, pranë palës greke të kësaj pike kalimi.

Kuota ditore e pranimit vijon të jetë 400 persona, të cilët duhet të plotësojnë formularin e regjistrimit PLF në adresën http://ëëë.travel.gov.gr dhe pasi të kenë marrë konfirmimin, mund të lejohen që të hyjnë në tokën greke.

Asnjë kategori tjetër nuk do të lejohet të hyjë drejt Greqisë (shërbim taxi, mjete të tonazhit të rëndë apo shtetas me leje qendrimi, shtetas grekë apo europianë të tjerë).

Ndërsa dalja nga Greqia dhe hyrja drejt vendit tonë, do të jetë e lejuar nga ora 06:00 deri në orën 22:00, për të gjithë shtetasit dhe kategoritë e mjeteve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA