PD kundër Kolegjit Zgjedhor/ Kërkon zëvendësimin e 7 nga 8 anëtarët e trupës, para vendimit për zgjedhjet në Tiranë

07/06/2021 19:55

Beteja e opozitës në Kolegjin Zgjedhor mori një kthesë të re, kur Partia Demokratike kërkoi të ndryshojë trupën e gjyqtarëve në mes të procesit për pavlefshmëri të zgjedhjeve te 25 prillit.

Juristët demokrat kërkuan përjashtimin e 7 nga 8 gjyqtarët e Kolegjit Zgjedhor pasi janë të bindur se me rrëzimin e 3 padive te para për përsëritjen e zgjedhjeve ne Gjirokastër, Vlorë dhe Berat, trupa e gjyqtarëve është e pabesueshme për të gjykuar me paanësi.

Me vendimet e dhëna deri tani këta gjyqtarë njësoj si komisionerët politikë të KAS, refuzojnë transparencën mbi masakrën zgjedhore te 25 prillit. Duke qenë se këta gjyqtarë e kanë shprehur tashmë mendimin e tyre kundër kërkesave të PD për zgjedhjet, ata do të vazhdojnë me të njëjtin qëndrim. Kjo bën që vendimet e tyre për 6 paditë e tjera të PD të jenë të paracaktuara, në shkelje të Kushtetutës dhe Kodit Zgjedhor për një proces të paanshëm”.

Kërkesa vjen pak orë para shqyrtimit te padisë për pavlefshmëri zgjedhore ne Qarkun Tiranë duke bllokuar në këtë mënyrë seancën e parashikuar për ditën e martë. Në skenarin më të mirë te tyre demokratët presin që Kolegji të shpallë mos kompetencën për shkak të konfliktit të interesin dhe t’ia pasoje topin Gjykatës se Apelit Administrativ, që sipas opozitës duhet te zgjedhe një trupë prej 3 gjyqtaresh për shqyrtimin e kërkesës për ndryshimin e arbitrit në mes te lojës.

Ky zhvillim, i cili vjen në javën kur PD pritet te zgjedhe kryetarin e ri më shume sesa një arme ne betejën ligjore te demokrateve, duket si nje taktike procedurale për të vonuar certifikimin e zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA