Ngjarjet kriminale në vend/ Gazetarët: Vrasjet po kalojnë shifrat e COVID, policia nuk po reagon si duhet

07/06/2021 11:43

Gazetarët e kronikës, Basir Çollaku dhe Etleva Delia, të ftuar në studion e “Breaking” në Top News ditën e sotme, folën për ngjarjet kriminale në vend që kohët e fundit kanë qenë të shumta.

Sipas gazetares Delia, disa prej këtyre krimeve janë drama sociale, që vijnë nga konfliktet brenda familjes, siç ishte rasti i Shkodrës, apo vrasja në Tiranë ku vjehrri ekzekutoi dhëndrin.

“Janë ngjarje që lidhen me problemet në familje, madje sot jepet dhe masa e sigurisë për babë e bijë pas vrasjes tek Gjykata,” tha Delia.

Çollaku tha se krimi ka kaluar dhe shifrat e viktimave nga COVID ditët e fundit. Ai gjithashtu tha se policia ka fajin e vet në këto ngjarje.

“Krimi ka parakaluar dhe Covid-in me viktima, ngjarje që lidhen me problem sociale, të ekonomisë, ngjarje që degradojnë deri në krim. Ka dhe vrasje ku mungon veprimi i policisë, se policia ka një bazë të dhënash për persona me precedent, apo persona me probleme. Ka rritje të krimit, por nuk ka një rritje të ndërshkueshmërisë.

Policia ka emra dhe dosje konkrete, pse nuk reagon. Akoma kemi ngelur me ato bandat që nxorri Xhafaj kur ishte ministër. Kur prishen pazaret mes bandave, policia del e thotë pasi janë vrarë njerëz, policia s’duhet t’i lërë fare të bëjnë pazaret, mos ta lënë të shkojnë deri në atë pikë. Reagimet e policisë lënë shije të keqe. Edhe në vrasjen e Klodian Rashës, lë për të dëshiruar sjellja e policisë më pas, që ngrinte alibi, e ku njoftimet binin ndesh njëri me tjetrin”, tha Çollaku.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA