Aksidentet rrugore, vijojnë te marrin pothuajse çdo dite jete njerëzish ne vendin tone.
Sipas te dhënave qe Top Channel disponon, vetëm gjate muajit maj janë regjistruar 120 aksidente, ku per pasoje kane mbetur te vdekur 20 persona.
Por nuk mbyllet me kaq: 26 persona kane mbetur te plagosur rende, ndërsa te dëmtuar lehte janë 105 qytetare. Nese do shohim periudhën janar maj, te këtij viti, janë 90 te vdekur ne total.
Eksperti Sulçe shton se krahas përgjegjësisë më të madhe që duhet të ketë policia rrugore, edhe Entet Pronare të rrugëve duhet të tregohen më të përgjegjshme.
Sipas eksperteve rrugor dhe policisë rrugore shkaqet kryesore te aksidenteve janë disa: shpejtësia e larte, konsumi i alkoolit gjate drejtimit te mjetit, përdorimi i celularit dhe parakalimet e gabuara qe bejne shoferet. Per shkak te numrit te larte te aksidenteve, policia rrugore se fundmi është detyruar qe te intensifikoje kontrollet ne rruge.
Top Channel