Tre persona janë arrestuar ditën e sotme në Tiranë, njëri prej të cilëve polic, të akuzuar për kultivim kanabisi në fshatin Dritas, në Zall Herr.
Policia bën me dije se në pranga kanë rënë A. G., 68 vjeç, M. G., 53 vjeç dhe E. G., 27 vjeç, ky i fundit polic, ndërsa po ashtu janë proceduar tre persona të tjerë, L. G., 51 vjeçe, S. G., 67 vjeçe dhe K. G., 54 vjeçe, si dhe janë shpallur në kërkim personat me inicialet F. G., A. G., A. G dhe B. G.
Sipas Policisë, në sipërfaqet e tokave në pronësi të tyre, u konstatuan bimë kanabisi, ndërsa polici akuzohet për shpërdorim detyre.
“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve A. G., 68 vjeç, M. G., 53 vjeç dhe E. G., 27 vjeç (punonjës policie), u referuan materialet për shtetasit L. G., 51 vjeçe, S. G., 67 vjeçe dhe K. G., 54 vjeçe, si dhe u shpallën në kërkim shtetasit F. G., A. G., A. G dhe B. G., pasi në vendin e quajtur Dritas, lagjja Parroce, në sipërfaqet e tokave në pronësi të tyre, u konstatuan bimë të dyshuara narkotike kanabis. E. G. dyshohet se ka shpërdoruar detyrën. Veprimet procedurale u kryhen në bashkëpunim me SHÇBA-në”, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel