Kryedemokrati: Ishte masakër elektorale/ Shehaj dhe Harxhi bëjnë përgjegjës Bashën për humbjen

07/06/2021 15:22

Gara për drejtimin e Partisë Demokratike ka hyrë në javën e fundit. Në turin e tij Lulzim Basha po përpiqet te binde demokratët se me 25 prill nuk ka ndodhur nje proces i rregullt zgjedhor por një masakër elektorale pjesë të të cilës bëri për herë të parë edhe Kolegjin Zgjedhor, i cili po rrëzon gjithë kauzat e tij.

Lulzim Basha: Ne procesin ligjor në KQZ dhe në Kolegj, zhvillohet një masakër zgjedhore. Termi masakër zgjedhore, nuk do të thotë thjesht vjedhje votash, as blerje votash, por është një katalog i plotë i shkeljes së çdo ligji, çdo nen të kushtetutës, të kodit zgjedhor, të kodit penal.

Rivalët Edith Harxhi dhe Agron Shehaj i kërkojnë kryedemokratit të pranojë humbjen dhe të mos gjeje arsye diku tjetër për dështimi ne tij.

Agron Shehaj: Kemi marre me pak vota se ne 2013, jane bere gabime qe na kane kushtëzuar shume, ca duam me shume te pandemi se kështu nuk vazhdohet croborxh na kane demokratet.

Edit Harxhi: Nese si vejmë emrin humbje hajde i vejmë një emër tjetër por duhet te pranojnë se nuk gjetëm mekanizimin ti benim balle masakrës elektorale.

Nga Shkodra për të bindur rivalët e tij se ka te drejtë, Lulzim Basha përmendi me emër autorët e asaj që ai e cilëson masakër elektorale.

Lulzim Basha: Tom Doshi, figurën e njohur të krimit dhe të korrupsionit, Benet Beci, bankomatin me të cilin vota shkoi deri në 300 euro dhe Mark Froku dhe rrjeti i tij kriminal që bëri shpërndarjen e këtyre parave në çdo sofër pukjane.

Në fushatën e tij Lulzim Basha ka zgjedhur të mos replikoje me rivalët, por të fokusohet tek kundërshtari i tij politik, ndryshe nga sa ndodhur me sfidantët e tij që gishtin e akuzës për humbjen e drejtojnë ndaj tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA