Katër ditë pas shembjes se urës së Darëzezës, nis puna për ndërtimin e saj
07/06/2021 13:02
Forcat xheniere të ushtrisë kanë zbarkuar në terren për të ndërtuar urën provizore 25 tonëshe, e cila do t’i japë mundësi kalimi edhe mjeteve të tonazhit të rëndë. Mungesa e komunikimit me pjesën tjetër ka sjell vështirësi për bizneset e zonës.
Ura metalike “Bailey” do të montohet nga batalioni i xhenjos dhe brenda disa ditëve do të jetë gati për lëvizjen e mjeteve dhe këmbësorëve. Kryetari i fshatit Darzezë thotë se izolimi i bizneseve dhe ndërprerja e punës së fermerëve është e njëjtë me periudhën e përmbytjeve.
Ura e Darëzezës u shemb pak ditë më parë nga një kamion që rimorkionte, pesha e të cilit ishte katër herë më e madhe se kapaciteti i urës.
Top Channel