Kapen dy persona në Durrës, drejtonin mjetet në gjendje të dehur. Njeri prej tyre aksidentoi një 33-vjeçar

07/06/2021 14:35

Dy persona kanë rënë nën prangat e policisë së Durrësit, pasi akuzohen për drejtim mjeti në gjendje të dehur.

Të arrestuarit janë një 42, banues në Durrës, duke drejtuar mjetin tip” Benz”, në gjendje të dehur, ka aksidentuar një 33-vjeçar dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

I plagosuri ndodhet në Spitalin  e Traumës Tiranë, nën kujdesin  e mjekëve.

“Gjithashtu është vënë në pranga shtetasi E. H., 40 vjeç, banues në Fier, pasi është konstatuar në segmentin rrugor Thumanë – Fushë Krujë, duke drejtuar mjetin tip “Skoda”, në gjendje të dehur”, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA