Mexhit Picari vrau ish-dhëndrin e tij, Kudret Saliaj, disa ditë më parë në Tiranë, ndërkohë që dyshohet se edhe vajza e tij, njëkohësisht ish-gruaja e të ndjerit, është bashkëpunëtore në krim.
Sot, në “Open”, avokati i Dhurata Saliajt, Lorenc Liço tregon se dy ish-bashkëshortët kanë pasur probleme, por Mexhit Picari ishte ai që përpiqej t’i qetësonte, sipas Liços.
“Nuk e kam pritur asnjëherë të ndodhte një gjë e tillë. Mexhiti ka qenë ai që mundohej të ulte gjaknxehtësinë, gjithmonë e shoqëronte vajzën e tij, kudo dhe kur ata dy kishin konflikt, ai ndërhynte për t’i qetësuar. Nuk e di çfarë mund ta ketë shtyrë drejt këtij veprimi”.
Ai rrëfen një nga rastet, kur dy palët kishin lënë takim, që Dhurata të merrte disa gjëra që i kishin ngelur në shtëpinë e ish-bashkëshortët, por situata përfundoi në sherr, pasi “nuk ishin të gjitha sendet, për të cilat ishte rënë dakord”.
“Kemi biseduar të lëmë një takim. Kam komunikuar me Dhuratën dhe babain, kemi lënë një orar, kur do të bëhej marrja e sendeve.
Në momentin që do të tërhiqeshin sendet, nuk është rënë dakord, sepse nuk ishin të gjitha sendet, që kanë lidhje me gjëra personale, jo me vlerë, por me rëndësi sentimentale.
Kudreti ia kishte lënë gati sendet, por Dhurata nuk i mori sepse nuk ishin të gjitha gjërat që donte. Ka pasur ofendime, me sa më ka komunikuar kolegu im. Ne jemi përpjekur vazhdimisht të shuajmë konfliktin dhe të ndikojnë në pajtim”.
Top Channel