Fëmijët qajnë, nëna e të akuzuarit për vrasje rrëqeth me deklaratën: O të degjeneruar të botës…
07/06/2021 15:11
Skënder Krasniqi, i akuzuar për vrasjen e shtetasit Novruz Likometaj është paraqitur sërish në Gjykatën e Fierit.
Nëna e tij, bashkëshortja dhe dy fëmijët e kanë pritur në dyert e gjykatës me shpresën për ta takuar, por nuk janë lejuar nga uniformat blu.
“O perëndi, o zot. E kam të pafajshëm. O të degjeneruar të botës, o s’ka drejtësi në këtë shtet. O kush ka lekë del nga burgu, kush nuk ka lekë e lanë në burg djalin tim. Mos paçi Din edhe Iman o zot. Pse s’mi le të takonte fëmijët, hape derën. Bjerma djalin e nënës”, thotë mes lotësh nëna e të akuzuarit.
Ata pretendojnë se Krasniqi është i pafajshëm, ndërsa e bija mes lotësh ka kërkuar ta shoh nga afër.
Top Channel