Një aksident u shënua ditën e djeshme në rrugën “Shefqet Kuka” në kryeqytet, ku një 28-vjeçar ka humbur kontrollin e mjetit të cilit drejtonte dhe ka dalë nga rruga.
Si pasojë e këtij aksidenti është dëmtuar bashkëshortja e tij, shtetasja D.H., 25 vjeçe, e cila ndodhej së bashku me të në mjet.
Policia njofton ditën e sotme, se shtetasi A.H., është vënë nën prangat e policisë, pasi drejtonte automjetin pa lejen përkatëse.
“A. H., 28 vjeç, u arrestua pasi duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë është dëmtuar bashkëshortja e tij D. H., 25 vjeçe, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel